Te Barcelona të gjithë kafshojnë thonjtë për një mundësi të artë të shpërdoruar. Me një fitore ndaj Almerias, katalanasit do të shkonin në +10 nga Reali.Por skuadra e Ksavit ka bërë gjithçka keq dhe e nis javën vetëm +7 nga Madridi. Pikërisht është rivali i saj i ardhshëm, në gjysmëfinalen e vajtjes në Kupën e Mbretit të enjten e ardhshme. Portieri i Barçës, Mark Andre Ter Shtegen ka komentuar humbjen në Almeria, duke i njohur meritat ekipit vendës dhe duke kërkuar autokritikë pikërisht përballë Realit.
“Almeria e ka merituar fitoren dhe për këtë duhet përgëzuar. Ne e kishim të qartë se çfarë duhej të bënim, por nuk kemi mundur të bëjmë detyrat tona. Futbolli i tillë është. Tani duhet të analizojmë me kujdes të gjithë momentet ku kemi gabuar për të përmirësuar. Duhet të bëjmë autokritikë ndaj Realit”, tha Ter Shtegen.