Ambasadorët vizitojnë Spaçin, Kim: Dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës e komunizmit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bashkë me ambasadorin Adrian Maître dhe atë suedeze Elsa Håstad kanë vizituar sot kampin e burgut politik në Spaç. Në një postim në mediat sociale, diplomatja amerikane shkruan burgu i Spaçit është një dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizimit.

Kim tregon po ashtu se një ish i burgosur, Zenel Drangu u tregoi ambasadorëve torturat që u shkaktoheshin njerëzve aty, si rrahjet, puna skllavëruese nxjerrja në kushte ekstreme të motit etj. Sipas ambasadores, Spaçi duhet të ruhet për të kujtuar ata që vuajtën dhe për të nderuar ata që luftuan.