Ambasadori Luigi Soreca në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se në raportin e Komisionit Evropian thuhet se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe konferenca e parë ndërqeveritare duhet të nisë sa më shpejt, para fundit të këtij viti.
“Dje KE miratoi paketën e zgjerimit të vitit 2021, përfshirë edhe raportin vjetor për Shqipërinë. Pas këtij takimi, unë do të prezantoj gjetjet kryesore të këtij raporti në Kuvend. Ballkani Perëndimor është përparësi për BE dhe vizita e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, që e nisi vizitën nga Tirana, theksoi këtë angazhim për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës së saj, ajo konfirmoi vendosmërinë e KE për të ecur përpara me konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe RMV përpara fundit të vitit.