Analiza, avantazhe dhe disavantazhe në skemat kuqezi. Ja dilemat e Piolit para debutimit sezonal

Milani luajti tri miqësore të rëndësishme në atë të Shteteve të Bashkuara kundër Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit. Kuqezinjtë kanë humbur të gjitha ndeshjet, por për Piolin ka pasur disa përgjigje të rëndësishme nga pikëpamja taktike.

“Djalli” ka vënë në fushë, veçanërisht në dy të fundit, praktikisht të gjithë titullarët, përveç të sapoardhurve Çukvueze (që qëndroi në “Milanello”) dhe Okafor që ka një vonesë të lehtë në përgatitje pasi kë qenë i dëmtuar. Të dy me siguri do të dalin në fushë në tri miqësoret e ardhshme të planifikuara për Milanin. E para nesër në 21:00 kundër Monzës për trofeun “Silvio Berluskoni”. Por le të flasim për formën dhe taktikat. Kuqezinjtë mund të ndryshojnë mënyrën e tyre të lojës pas disa goditjeve të verës, por a është me të vërtetë zgjedhja e duhur?

PËRPARËSIA E PROBLEMEVE – Në miqësoret amerikane, djemtë e Piolit kanë shfaqur mungesë golash në aksion e sipër. Është e vërtetë, skuadra është në përgatitje të plotë dhe këmbët janë të lodhura dhe të rënda. Për më tepër, Milani do të duhet të përpiqet të bashkojë të gjithë të ardhurit e rinj sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo nuk është një punë e vogël. Pra, pse të mos mbështetemi, të paktën fillimisht, në 4-2-3- 1-shin që tashmë është i kolauduar. Në këtë mënyrë të rejat mund të përshtateshin më lehtë. Përveç kësaj, Pioli synon në treshe titullare pas shpinës së Zhirusë, të përbërë nga Leao, Pulisiç dhe Çukvueze. Amerikani, në këto daljet e para, shpesh ka luajtur në të djathtë duke vuajtur jo pak. Ndoshta vendosja e tij si fantazist mund të jetë më e favorshme. Në këtë rast, megjithatë, rreziku i vendosjes së një ekipi shumë sulmues mund të jetë tepër i afërt. Mbrojtja mund të vuajë shumë me filtrin e pakët në mesfushë.

PO 4-3-3 – Milani mund të ndryshojë lëkurë duke hequr fantazistin dhe duke shtuar një mesfushor. Por a ka parakushte për ta bërë këtë? Për momentin, Kruniç është regjisori në skuadër. Musahu mund t’i jepte një dorë, por ndoshta ai nuk është ende gati të marrë të gjitha ato përgjegjësi. Me tre në mesfushë, megjithatë, Pioli mund të vendosë Reijnders dhe Loftus-Çik në pozicionet e tyre më të mira për të shfrytëzuar maksimalisht karakteristikat e tyre. Kjo mund të ndihmojë edhe në fazën sulmuese, veçanërisht me cilësitë e holandezit, i cili shpesh mund të përshtatej. Çfarë duhet bërë? Miqësorët e fundit do të jenë thelbësore për Milanin, i cili më në fund mund të kuptojë se cilën formë të prezantojë në fushën e Bolonjës më 21 gusht. Stefano Pioli ka detyrën e vështirë për të zgjedhur.