ANALIZA/ Frankfurti dhe Porto, ja si ia dalin Napoli e Interi

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave, kanë qenë vetëm një paralajmërim se askush nuk është i sigurt në Champions League, as klubet e pasura si Çelsi e Totenhemi që u mposhtën nga Borusia Dortmund e Milan.Ky kompeticion ka treguar se hierarkitë mund të shpërbëhen dhe ato që janë favorite mund të kthehen në jo të tilla menjëherë.

Nëse shohim anën tjetër të medaljes, Napoli dhe Interi do të përballen me kundërshtarë që nuk janë të pakalueshëm në letër, edhe pse vlen po ajo që u tha më lart që parashikimet nuk kanë vend në këtë fazë.

Eintraht Frankfurti dhe Portoja e ish-it zikaltër, Konseisao, janë skuadra të ndryshme, por që priten të jenë njëjtë teste të vështira.

NAPOLI DHE EKSPERIENCA – Banda e Spaletit po dhuron shfaqje, me Kvaratskhelian dhe Osimhenin që sot kanë treguar se mund të jenë po aq vendimtarë në lojë sa Haland ose Salah në ditën e tyre më të mirë.

“Axurrët” nuk njohin llogari e taktika dhe zbresin në fushë me një qëllim të vetëm: të shkojnë direkt te goli.

Asgjë për të humbur për ta në këtë ndeshje ndaj Frankfurtit dhe pikërisht kjo mund të jetë forca e Napolit, që gjithsesi duhet të pranojë se i mungon eksperienca për të tilla nivele.

E ndoshta zgjidhja mund të jetë kjo, që skuadra e Spaletit të harrojë që po luan në këtë kompeticion dhe të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Eintrahti, nga ana tjetër, është nga ata kundërshtarë që të lejon të luash, lejon topin dhe fushën t’i takojnë kundërshtarit, por niset shumë shpejt dhe me shumë teknikë, me një lehtësi të admirueshme në mendje dhe në këmbë.

Gjermanët nuk kanë statistika mbresëlënëse pasi kanë shënuar 7 dhe kanë pësuar 8 gola në këtë kompeticion dhe kanë pasur një grup të lehtë, por ka atë që i mungon Napolit: eksperiencën.

Në maj fituan Europa League-n ndaj Rejnxhërsit pasi kaloi Betisin, Barcelonën dhe Uest Hemin.

Nuk kanë më në skuadër Kostiçin si më të mirin, por kanë një Kolo Muani që është gjithmonë e më shumë vendimtar.

INTERI DHE KONSEISAO – Porto është ndryshe, i zhyt kundërshtarët në një moçal driblimesh, jo posedim topi, pa dhënë pika referimi.

Portugezët e përqendrojnë vëmendjen në mesfushë, duke zotëruar hapësirat, duke ushtruar presionin lart dhe duke synuar të mos lejojnë kundërshtarët të dalin.

Taremi është qendërsulmuesi, i cili ka shënuar pesë gola në këtë Champions League. Që kur Konseisao është në drejtim Porto ka ndëshkuar të gjitha italianet nga Juve te Milani.

Thelbësore do të jetë të rikthehet Lukaku që udhëhoqi Interin në finalen e Europa League në 2020-ën, ose Inzagin që frymëzohet nga ndeshjet e mëdha në këtë vit kalendarik.

Tashmë skena u takon të dyve për të mos lejuar që Porto të rishohë ëndrrat e zikaltërve për të qenë mes 8 më të mirave.