“Ançeloti është i shkëlqyer”, Karvahal: Ja ku ngjason Luis Enrike me teknikun italian

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal, ka folur për mediat spanjolle, duke vënë në dukje cilësitë e veçanta të trajnerit të “Los Blancos”, Karlo Ançeloti. “Ançeloti ka ngjashmëri me ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enrike. Të dy e duan futbollin sulmues, e duan presingun në fushën e kundërshtarit. Idetë e tyre kanë gjetur përkrahjen e lojtarëve”, ka thënë Karvahal.

Por më pas ai ka treguar dhe një sekret të Karlos.

“Ançeloti është një trajner i shkëlqyer. Është në gjendje të heqë të gjithë presionin mbi lojtarët dhe kjo bën që ne të shprehemi lirshëm në fushë. Mendoj se kjo cilësi që ka Ançeloti e bën të veçantë nga trajnerët e tjerë. Ai di të sillet mjaft mirë me lojtarët”, ka nënvizuar Dani Karvahal.