Tri yje të kombëtares angleze janë tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes së parë kualifikuese të “Euro 2024” kundër Italisë të enjten. Trajneri Garet Sauthgejt shpalli listën e grumbullimit javën e shkuar për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.Por “tre luanët” konfirmuan se Markus Rashford, Mejzon Maunt dhe Nik Poup nuk iu bashkuan skuadrës ditën e hënë. Portieri, i cili arriti të luajë 90 minuta për Njukasëllin në ndeshjen me Notingem Forestin të premten, u tërhoq pas një problemi të vogël fizik, duke u zëvendësuar nga portieri i Totenhemit, Frejzër Forster.
Por Sauthgejt nuk ka thërritur asnjë zëvendësues për sulmuesin e Junajtidit dhe mesfushorin e Çelsit. Rashford mori një goditje në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA kundër Fulhamit të dielën.
25-vjeçari shikohet si një mungesë e madhe, duke qenë se ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje që prej Botërorit të Katarit. Ndërkohë që Maunt u grumbullua fillimisht nga Sauthgejt, por ai nuk ishte në dijeni që 24-vjeçari vinte me probleme fizike.