Sektori i Narkotikëve në Policinë e Tiranës arrestoi Bujar Tafën dhe kapi 1 kg e 34 gr kokainë.
Ndër materialet e sekuestruara janë një automjet dhe një aparat celular.
Tafa dyshohet se e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Policia e kreu arrestimin në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa bëri me dije se po vijon puna për të kapur dhe personat e tjerë të përfshirë në veprimtarinë e jashtligjshme.