Milani ka “turpëruar” Napolin me rezultatin 4-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Seria A.Kuqezinjtë e zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Leaon, dhe pas 8 minutash Brahim Diaz dyfishoi shifrat. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të Milanit.
Pjesa e dytë rezultoi edhe më e mirë për ekipin e Piolit. Në të 59’ Leao shënoi të tretin duke shtangur “axurrët”. Sfida u vulos në minutën e 67’ me Salmakers i cili shënoi golin e katërt.
Me këtë fitore fantastike, Milani ngjitet në vendin e 3-të me 51 pikë dhe Napoli kryeson kampionatin me 71 pikë.
REZULTATI
NAPOLI 0-4 MILAN
17′, 59′ Leao, 25′ Brahim Diaz, 67′ Salmakers