Arda Gyler debutoi më 6 janar, Real Madrid mund t’a huazojë turkun tek klubi i… La Liga-s

Arda Gyler u transferua verën e vitit 2023 nga Fenerbahce te Real Madrid për shifrën e 20 milionë eurove.

Por, 18-vjeçari ishte i pafat pasi u dëmtua në fillimin e sezonit dhe debutimin me “Galaktikët” e bëri realitet vetëm më datë gjashtë janar në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Arandinës.

Tashmë te Reali po mendojnë në këtë merkato, në formë që lojtari të fitojë më shumë eksperiencë dhe një nga alternativat është Vijareali në LaLiga.

“Los Blancos” po e studiojnë këtë mundësi dhe në rast se binden nga projekti i Vijarealit për Guler, atëherë edhe mund të pranojnë formulën e huazimit.