Nga Bejdo Malo
Arian Ndoj i bëri vetingun, vetingut. Ky djalë fisnik ky jurist klasi, ky prokuror i lindur prokuror, i kryqëzoi ata që deshën ta kryqëzonin. Kishin më shumë se dy vjet që ishin pregatitur të gjithë ata që mund të quhen “profesorë” të vetingut, duke mobilizuar KM, ZV/KM, por dhe tërë detashmentin e antarëve të ONM, më saktë pensionistëve të dështuar të drejtësisë në disa vende perndimore, që marrin rroga që s’i kishin parë në ëndërr. Por antarëve shqiptarë të këtyre organeve të vetingut Ariani ju përgjigj me argumenta dhe fakte duke zhvleftësuar tërë argumentat fals që ata i paraqitën. Tërë mobilizimi, tërë “artileria e rëndë” e Qeverisë plus shumë spihunë që u lëshuan si grerëza duke vendosur çimka dhe përgjime mbi jetën dhe dosjet e hetuara nga Arian Ndoj, çuditërisht u tretën si kripa në ujë nga një debat tre orësh midis Arnjan Ndojit dhe Teo Jakobs. Me qartësinë e tij juridike, me elokuencën e dhe me vlrtetësinë dhe forcën e argumenetave dhe të kundërargumentave të organeve të vetingut, prokurori pukjan i bëri trasparencën dhe e zhveshi si dordoleci që tremb zogjtë në arën e fshasëve tërë detashmentin e vetingut me tre orë debat. Sulmi kundër Arjan Ndojt ishte pregatitur mbi informacionet e medias që për hir të së vërtetës është bërë paçaure një rrobë e palarë e varur në tel, një shërbëtore lavire e pushtetit dhe një puthadorë e çdo të huaji që vjen në Shqipëri me porosi ambasadorësh, se s’themi Ambasada se ato përfaqësojnë shtete. Përgjigja e prokurorit që ka kaluar shumë prova zjarri, që ka mbaruar shkëlqyshëm studinet, që ka qënë ekselent në sallën e gjyqit ishte shteruese. Në lidhje me informacionet e medias -Arjan Ndoj dha këtë përgjigje nuk ju kam thënë asnjëherë mos i merrni për bazë. Indiciet mund të shërbejnë dhe jam i hapur kur thashethemet provohen, jam i hapur dhe për pergjimet. Por nëse ju si KPK më akuzoni me zhdukje dosjesh, kur në Prokurori janë vjedhur serverat dhe ka vendim gjyqësori për autorin në fjalë. Tani më thoni ju ç’lidhje kam unë me këtë ngjarje dhe përse më keni pyetur ju të nderuar antarë të KPK. Ai tha se jam i hapur, unë nuk fsheh asgje, i kam dalë borxhit kujtdo hajde hetoniy. Kjo përgjigje thërrmoi si furra e gëlqeres gurët dhe të ashtuquajtura argumenta që kishte pregatitur KPK. Me qetësinë e tij pa ju dridhur qerpiku ai brenda katër frazave tha aqë shumë të vërteta të mëdha sa i bëri radiografinë e vlrtetë mediave, përgjimeve dhe informacioneve surrugato. Ndërsa e prerë konçize e qartë ishte përgjigja për akuzën numur një që vetingashët ishin pregatitur ta gjunjëzonin. Arjan Ndoj me sigurinë e argurmentave dhe qetësinë që e karakterizon si një prokuror që është rritur në sallën e gjyqit tha. Për shtetasin që me pyesni pse ky person ishte në makinën time , sërish ju them se pas atentatit lashë telefonin, lashë kodin dhe ju e kontrolluat dhe çdo gjë është e zbardhur. Nuk u gjet asgjë. Nga ky individ dhe se kam ditur kurrë që kishte patur probleme. Ai ishte u njohur për mua, jo mik. Miqtë që kam miq i njoh mirë dhe nuk i bej hasha kurrë në jetën time. Nuk e prisnin këtë përgjigje. Por kulmi ishte momenti kur prokurori që e njeh drejtësinë shqiptare në qelizë u përgjigj. Këto punë nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar bashkë, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh. Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni që jeni kaqë të bindur. Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë, ishte përgjigja e tij e prerë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që nuk kam dhuruar prona. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë ishte përgjigja e qartë e prokurorit. Tek kjo përgjigje është tërë thelbi i reformës në drejtësi. Arjan Ndoin e kam njohur para 22 vjetësh kur ai ishte prokuror dhe pastaj avokat. E kam takuar me avokatin tjetër të mirënjohur dhe më të mirin në treg Detar Hysin. Përbënin një dyshe të fikshme në sallën e gjyqit, pasi ishin shumë më lart se të gjith prokurorët dhe gjyqtarët që përballeshin më sallën e gjyqit. Kam diskutuar me ta edhe kur kishin zyrën tek Hotel Dajti por edhe kur e kishin tek Rruga e Kavajës. Të dy ishin juristë avokatë dhe profesionistë. Arjani me guximin dhe kurajon e tij koregjoi padrejtësinë që ishte bërë duke e hequr si prokuror Dhori Sallaku padrejtësisht. Ai ka zhvilluar gjyqin më spektakular në Gjykatën e Lartë për tu rikthyer në 2008 prokuror në Durrës. I sfidoi të gjithë me bagazhin argumentat e mbrehta dhe aftësinë për të mbrojtur të drejtën e tij. Fitoj gjyqin dhe u kthye në detyrë. Durrësi dhe Prokuroria e Durrësit për Arjan Ndoj u bë akademia e madhe e pregatitjes juridike. U bë universiteti juridik me standartin e Jellit dhe të Oksfordit. Edhe si drejtues i kësaj prokurorie, edhe si prokuror ai u përball me çdo lloj figure krimi, me çdo lloj bande. Po kujtoj vetëm një dëshmi. Shkon Ariani në spitalin e burgut dhe aty përballet me një të dënur për jetë.
-Dëgjo i tha individi i dënuar për jetë. Të prumë një milionë euro dhe si pranove. Ç’fitove që s’i more.
-Nuk do ti haja dot kurrë. Do haja gjak dhe mallkim. Nuk do të isha kurrë i qetë me betimin e shënjtë që kam bërë me detyrën dhe vendimin e përjetshëm që do jap vetëm drejtësi. E kam traditë të thellë familjare por dhe porosi nga babai im që kurrë mos ja ha të drejtën dhe hakun askujt.
-I dënuari për jetë i dha dorën si burrë. Ky është Arian Ndoj në thelb. Po ai harron një gjë. Balzaku thotë që mizerabiliteti ka kurozitetet dhe kënaqësitë e veta, s’ka lidhje sa si drejtë dhe i shenjtë je ti. Në këtë kënetë kauza e Arjan Ndojit apo Detar Hysit e ka vështirë. Kam ndjekur me detaje tërë jetën e tij pa e takuar prej 20 vjetësh, por kam krijuar bindjen e thellë se ai është një ndër juristët më të mirë shqiptarë. I guxiimshëm i ptembur korrekt këmbëngulës. Kaluan tre vjet që kur Edi Rama akuzoi publikisht në parlament prokurorin e Durrësit, Arjan Ndojën duke e quajtur pjesë të llumbit të me etiketimin KÇK, por përgjigjen e ka marrë gjatë seancës së vetingut, për faktin se e solli si shembull në parlament të prokurorëve që jepnin vendime të kundraligjshme, sepse ishin të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë Vettingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton të kapim ça të kapim.
Tre javë pas kësaj deklarate, Arjan Ndoja u sulmua me armë në një atentat ku mbeti i vrarë shoferi i tij, në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa ai dhe një person tjetër, arritën të mbijetojnë.
Në seancën e vetingut, prokurori Arjan Ndoja ishte përballë presionit të raportit të DISK, sipas të cilit ai kishte kontakte të papërshtatshme me elemtentë kriminalë. Relatorja e çështjes I përmendi kontaktin me A. L. dhe me një biznesmen me inicialet A.Sh, që kishte qenë nën hetim nga prokurori i Durrësit dhe për të cilin ishte pushuar çështja. Për A.L, ajo tha se përdorte edhe tre apo katër identitete të tjera, ishte cilësuar nga DSIK si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe po ashtu sipas një informacioni konfidencial, i përfshirë në krimin e organizuar në një vend tjetër. Arjan Ndoji u përgjigj se vetë kryemininistri ka kontakte të tilla. Për këtë ai kërkoi që të kontrolloheshin tabulatet telefonike të Kryeministrit. Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin tha në përgjigjen e tij Arjan Ndoja. Ai nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Kryeministrin dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.
Për ngjarjen në autostradë ku u vra shoferi i tij, prokurori Arjan Ndoja përmendi sulmet që iu bënë në Kuvend nga kryeministri dhe zv.kryeministri Erion Braçe. -Asnjë prokurori tjetër nuk i ka shkuar zv.kryeministri për ta intimiduar në sallë gjyqi-tha Ndoji duke iu referuar gjyqit të vitit 2019, kur u arrestua drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Në seancën e Vetingut, Ndoja përmendi disa herë Kryeministrin dhe Erjon Braçen, në lidhje me dosjen e hetimit të Liridon Pulës. Në vitin 2019, në një rast të paprecedent, Erjon Braçe mori pjesë si zv.kryeministër në seancën gjyqësore pas arrestimit të drejtuesit të Kadastrës për abuzimet me pronat. Kur seanca gjyqësore mbaroi, Erjon Bracë mbrojti të arrestuarin dhe lëshoi akuza të forta për prokurorin Arjan Ndoja, për -presione dhe shantazh kriminal mbi punonjësin që ishte me pranga në sallën e gjyqit. Me përgjigjet e tij therëse të vërteta shteruese Arian Ndoi u bëri vetingun të gjithë pramidës shtetërore.
Tër pregatitja nga maja e shtetit deri tek përgjuesit edhe në shtëpinë e Arianit, u kryqëzuan. Por s mbaroj me kaqë. Akuzave të përfaqësuesit të ONM, Jacobs se kishte pasur kontakte të papërshtatshme, Arjan Ndoja iu përgjigj se fjalët e tij ishin thjesht perceptime.
Askush se ka bërë atë që nëri Arian Ndoj. I vetëm para makinerisë më të madhe kujdër tij ai luftoi si moikan. Nuk ka rëndësi më tej. Për këdo që ka dy fije mend në kokë ai doli shumë i fituar. Ai u tregoi atyre 201 gjyqatrëve e prokurorëve që i janë lëpirë Jakobs dhe KPK, për të kaluar vetingun dhe se kaluan se si flitet ballë për ballë. Sikur pesë nga ata ta kishin bërë këtë që bëri Arjani s’do kishim këtë tablo.