Arratiset mafia Olsi Ibro, i lë vulën dashnores së bankierëve Mariela Basha, karteli i kredive vijon grabitjen e qytetarëve edhe pas arretimit të kokës Arben Meskuti, në skenë edhe ballisti i pulave

Fytyra e mafies së zhvatjes së mijëra qytetarëve shqiptarë me kreditë e këqija, Olsi Ibro, ka humbur gjurmët, pas arrestimit të ortakut të tij në punët e pista, Arben Meskuti.

Prej 20 ditësh Olsi Ibro rezulton i fshehur.

Prapaskena mëson se vulën e Olsi Ibrës tashmë po e mban Mariela Basha, kjo që shihni në foto, e njohur si konkubina e binomit Ibro-Meskuti, të cilën u lëshojnë bankierëve për t’i bindur që t’u mbledhin kreditë e këqija, në këmbim të ofrimit të shërbimeve seksuale.

Mariela Basha po vulos dhe firmos çdo ditë shkresa për sekuestrime dhe shtrëngim të qytetarëve për marrje pasurie me dhunë, duke kryes një aktivitet të ngjeshur kriminal ditor, deri kur të arrestohet apo t’ia mbathë si Stela Gugallja.

Për bëmat erotike dhe aktivitetin kriminal të Marielës do të flasim në një artikull të posaçëm në vijim.

Karteli Ibro-Meskuti gjoja mbledhin kreditë e këqija të bankave dhe subjekteve të tjera. Në fakt, nuk janë kredi të këqija, por “gjoba” që rëndojnë ndaj mijëra familjeve shqiptare, të cilat po detyrohen që të paguajnë kosto tepër të fryra.

Madje, duke paguar “përmbarues” fantazmë, apo edhe interesa absurde.

Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Grupi i kompanive kontrollohen nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.

Aktiviteti mafioz i klanit familjar në mbledhjen e kredive të këqija është i njohur nga Shërbimi Informativ Shtetëror, strukturat e policisë, shërbime të tjera dhe nga Ministria e Drejtësisë.

Këto skema janë kallëzuar në prokurori, ku një nga më të dyshimtat ka qenë qendra “Star”, e cila funksiononte në afërsi të bulevardit “Zogu i Parë”. Kjo qendër u kallëzua në prokurori, nga Ministria e Drejtësisë, e cila është vetëm pak metra larg nga adresa e “Star”.

Por, pas kallëzimit, kjo qendër ndryshoi emër, njëhërë hiqeshin si përmbarues, njëherë si avokatë apo njëherë si financiarë apo institucion financiar. Një bashkim veprimesh për të humbur gjurmët.

Arrestimi i Meskutit

Në korrik 2022, policia e Tiranës arrestoi Arben Meskutin, personazhin më të lakuar dhe akuzuar në Shqipëri për mashtrimet me mikrokredi.

Lajmi i bujshëm mori vëmendje të shtuar në media për vetë faktin se, Meskuti më në fund u kap nga shteti dhe do jepte llogari para drejtësisë, për qindra ndoshta mijëra viktimat e skemës së tij dhe asaj që njihet si “banda MCA-ADCA”.

Kryemashtruesi i mikrokredive Meskuti guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë.

Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.

Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C.

Amerikanët e “besuan” dhe i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, duke e detyruar të betohet para flamurit USA.

Por betimi mbi flamurin amerikan ka një kosto kolosale për mashtruesit. Falsifikimi është krim federal dhe Arben Meskuti që shpëtoi para tre muajsh duke ua hedh policëve të Tiranës me “pak lekë” me shprehjen “mka humb pashaporta amerikane” tani ka hesape me “ustallarët” përtej Atlantikut.

“Kryemashtruesi” Meskuti do japë fillimisht llogari para prokurorit të Tiranës Sokol Malaj që e ka akuzuar për falsifikim pasaportash dhe kalim të paligjshëm kufiri.

Meskuti megjithëse njihej në Shqipëri si personazhi që ka mashtruar mijëra vetë me kompanitë MCA-ADCA, ka arritur të “bindë” policët e Rinasit duke udhëtuar disa herë si amerikan i ndershëm e jo si mashtruesi shqiptar që paraqesin mediat prej disa vitesh.

Akuza e Tiranës po heton dhe mbi udhëtimin e fundit të “amerikanit” Meskuti bashkë me noteren famëkeqe Ernela Çuberi, që dyshohen të dy se kanë nxjerrë nga Shqipëria një sasi të madhe parash me destinacion Turqinë.

Mafia MCA-ADCA

MCA-ADCA, janë kompanitë mashtruese të Meskutit që qarkullojnë mbi 1 milion euro në muaj, duke ia bërë “pas” njëra-tjetrës nëpërmjet bankës BKT.

Banka turke BKT dhe dy drejtoresha shqiptare dyshohet se po ndihmojnë Meskutin të nxjerrë çdo javë miliona për t`i çuar jashtë shtetit.

Nëse hetimi shqiptar nuk do nxjerrë aferën e madhe të mikrokredive, sigurisht që hetimi federal amerikan me sebepin e “falsifikimit” do e përlajë mashtruesin, përfshirë dhe ata që nuk hetuan dhe heshtën për një nga krimet financiare më të rënda të ndodhura në Shqipëri 20 vitet e fundit.

Skema e mashtrimit mikrofinanciare MCA dhe ADCA, bashkë me FINAL dhe IUTECREDIT ka hapur plagë të thella në shoqërinë shqiptare.

Klanet familjare të drejtuara nga Arben Meskuti dhe Olsi Ibro po qarkullojnë prej disa vitesh me blerje dhe zhvatje kredish të vogla, një aktivitet kriminal prej dhjetra miliona eurosh.

Mbetet të shohim sa shpejt do reagojë supershteti amerikan, ndaj “përmetaro-amerikanit” Meskuti që u përbetua mbi flamurin USA duke nënqeshur “e hëngrën dhe këta zybat si ata në Shqipëri”

Në skenë edhe një përmbarues ballist 

Pjesë e kartelit të kredive është edhe  përmbaruesi Fatos Alimadhi është një personazh i skeduar për skandale, shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe afera.

Ai njihet si përmbaruesi ballist që ha pula dhe bën pazare. Alimadhi, kur pi raki, ngatërron edhe objektet që sekustron.

Për herë të fundit është arrestuar në prill 2022 pasi u ka bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, madje pa i lajmëruar ata.

Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim përmbaruesin Fatos Alimadhi, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar rreth 45 milionë lekë disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Nuk dihet se si i shpëtoi ndëshkimit dhe se si ka arritur ta mbajë pozicionin e përmbaruesit. Fatos Alimadhi është lakuar edhe për afera të tjera, duke shtuar kështu dyshimet për korruptim të Agron Zhukrit.