Arrestimi i eurodeputetes greke në Parlamentin Europian për korrupsion, reagon Tsipras: Kali i Trojës duhet të zbulohet përpara se Troja të shkatërrohet

Ish-kryeministri grek dhe kryetari i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, ka reaguar lisdhur me arrestimin e eurodeputetes greke në Parlamentin Europian, Eva Kaili, me akuzat për korrupsion me vendet e Gjirit Arabik.

Tsipras është shprehur se partia tjetër e majtë në Greqi, PASOK-KINAL, duhet të përcaktojë marrëdhëniet e saj me eurodeputeten e arrestuar përpara se të jetë vonë.

Ai i ka bërë thirrje liderit të kësaj force politike, Z. Androulakis, që të zgjidhë këtë çështje pasi zgjedhjet lokale janë shumë pranë dhe sipas Tripras, PASOK e ka më të lehtë të bashkëpunojë me SYRIZA-n në këto zgjedhje sesa me Neo Demokracia-n e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Por duket se për Tsipras, çështja e arrestimit të eurodeputetes Kaili dhe raportet që ajo ka pasur me PASOK duken mjaft të rëndësishme.

“Kali i Trojës duhet të zbulohet përpara se Troja të shkatërrohet”, ka shkruar Tsipras, duke kërkuar një shpjegim të plotë të marrëdhënieve mes PASOK dhe eurodeputetes së arrestuar Kaili.