Arrestohen babë e bir ,paraqitën formularë vaksinimi fals

Paraqitën formularë vaksinimi  fals në pikën kufitare Bllatë,  vihen nën arrest babë e bir Eduard dhe Erald Nuredini 47 vjeç dhe 24 vjeç banues në Peshkopi .

 

Ky akt i kryer nga personat në fjalë u zbulua pikërisht gjatë kontrollit  të dokumentave në lidhje me masat anti-covid në pikën kufitare ku ata po kalonin.

Sipas masave të marra nga qeveria kundrejt lëvizjes  nga njëri vend në tjetrin nuk mund të lëvizësh pa  pasur një formular vaksinimi me vete. Por dy shtetasit kishin arritur të falsifikojnë dokumentin e vaksinimit për të kaluar në pikën kufitare të  Bllatës por pa sukses.

Përsa i përket vijeshmërisë së çështjes të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër.