Arrestohen dy vajza, përfitonin para duke ‘mashtruar’ me anë të rrjeteve sociale

Dy vajza me iniciale .M, 29 vjeçare dhe B.H, 23 vjeçare, kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi dyshohen për mashtrim.

“Të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale,  përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash  duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër  ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit). Pjesë e operacionit ka qenë edh e bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetsuar nga veprat në fjalë”, thuhet nga PK.