Arrestohet efektivi i Policisë Rrugore në Elbasan, ja çfarë e fundosi

Një efektiv i policisë rrugore në Elbasan është arrestuar nga SHÇBA pas një urdhër ndalimi nga gjykata e këtij rrethi për korrupsion.

Sipas njoftimit të SHÇBA-së, është arrestuar 52-vjeçari me iniciale K.O. me gradën nënkomisar dhe që punonte specialist në hetimin e aksidenteve rrugore.