Arrihet akordi mes klubeve në Seria A, Marash Kumbulla i bashkohet shokut të Kombëtares kuqezi

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla do të jetë lojtar i Sasuolos.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. “Tuttomercato” raporton se mbrëmë është arritur akordi mes palëve.

Kumbulla do të huazohet nga Roma deri në fund të sezonit tek skuadra ku luan futbollisti tjetër i Kombëtares, Nedim Bajrami.

Shqiptari kërkohej nga disa klube si Kaljari, Xhenoa dhe Udineze, por tashmë e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër.