Arrihet marrëveshja, Daniele De Rosi do të drejtojë skuadrën italiane

Mungon vetëm zyrtarizimi! Daniele De Rosi do të jetë trajneri i ri i SPAL-it në Serinë B. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga mediat italiane. Sipas gazetarit Fabricion Romano, ish-mesfushori i Italisë dhe Romës, ka arritur marrëveshjen me SPAL-in.

39-vjeçari nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi skuadra italiane ndodhet në vendin e 14-të në tabelë, pasi ka mbledhur 9 pikë pas 8 javëve

De Rosi nuk e ka ushtruar ende detyrën e trajnerin te ndonjë skuadër, teksa SPAL-i do të jetë skuadra e parë që do t’i besojë “timonin.

Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mançinin.