ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm: Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, nga dita e sotme…

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me një postim në rrjetet sociale na bën me dije se ka përfunduar montimi i trarëve në mbikalimin e Shkozës ku është rihapur qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe.

Bllokimi në këtë rrugë ka zgjatur 9 ditë dhe tashmë lëvizja e mjeteve do të vijojë normalisht.

“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi  qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, shkruan ARRSH.

https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/posts/1759001591161109