Arsenali përmbys Barcelonën, e mund në miqësore me 5 gola

Arsenali ka arritur të marrë fitoren e parë në Amerikë, duke përmbysur Barcelonën në një ndeshje të çmendur. Skuadra e Artetës e pa veten dy herë në disavantazh, teksa ka arritur të reagojë mirë duke fituar me shifrat 5-3.

Levandovski kaloi në avantazh katalanasit që në minutën e 7 të takimit e më pas ishte Saka ai që barazoi në minutën e 13. 9 minuta më vonë, Saka humbi penallti, teksa Rafinja shënoi sërish për katalanasit në 1-2 para se Haverc të barazonte pak minuta para fundit në 2-2.

Në pjesën e dytë ka qenë vendimtar Trosard me dy golat e tij duke thelluar rezultatin në 4-2, ndërkohë që goli i Torres shërbeu vetëm për statistikë pasi ishte Vieira ai që vulosi shifrat në 5-3 vetëm pak sekonda para fundit.