Tafani akuzohet për një sërë veprash penale, nga vrasje tek shkatërrimi i pronës dhe vjedhje.Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, konsiderohet si “xholi” i policisë që zbardhi disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend, por pavarësisht kësaj, ai ka mbetur pa mbrojtje.Raportohet se avokatët që janë kontaktuar për të marrë këtë detyrë, nuk duan ta përfaqësojnë. Edhe në seancën e vlerësimit të masës së arrestit të tij ai u mbrojt nga një avokat i caktuar nga gjykata. Nuk dihet arsyeja pse avokatët refuzojnë të mbrojnë Tafanin, por dyshohet se ata i frikësohen një hakmarrjeje nga Laert Haxhiu.
Tafani, i cili është bërë i penduari i Drejtësisë, pjesë e Bandës së Laert Haxhiut, zbardhi disa krime të kësaj bande, që së fundmi kishte vënë në shënjestër dhe njerëz të drejtësisë.
Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli.