Ka mbyllur sytë përgjithmonë në Itali në moshën 84-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptar Paulin Preka.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje. Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.