Nga Elton Qyno
Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nënës së një fëmijë dy vjeç në Fier, ka ripërsëritur edhe një herë tjetë tragjeditë familjare që ndodhin, brenda konakut të familjes.
Die Tur Metani, kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, hodhi një pusullë në “Twitter” se medemek kishte nisur inspektimin për gjyqtarin dhe prokurorin, të cilët kishin qënë protagonistët, e lirimit nga spitali burg i Zaharisë, i Elton Bengaj alias Meta.
Die hodhi pusullën, për të marë rolin e veçantë mediatik, a thua se çfarë do bëjë tani dhe cilin do inspektojë ky njeri, apo qoftë dhe çfarë ndikimi do sjellë inspektimi i tij.
Një vrimë në ujë, ka për të bërë.
Gjyqtarin Piro Sota do inspektojë, ky klloun i Drejtësisë së Re?.
Po gjyqtari ka lënë detyrën dhe ka ikur në shtëpinë e vet. As do t’ia dijë më për gjyqet dhe drejtësinë Shqiptare, pasi qysh prej 28 korrikut 2021, ka dhënë dorëheqjen. Pra dy ditë pasi liroi të ç’mendurin Elton Bengaj.
Sot ditë e Diel, ditë pushimi, Piro Sotën, mund ta kesh duke ngrënë drekë, në ndonjë restorant të bukur natyror.
Ndërsa ky kllouni del me pusullën e tij, se duke marë shkak nga denoncimet mediatike, ka nisur ditë të shtunë një inspektim kryesisht.
Pordhë me rigon për ditë të shtunë, që di ti bëjë vetëm kodoshi, Tur Metani. Dhe që me erën e tyre, kërkon të marë protagonizmin mediatik mbi një ngjarje shumë të rëndë dhe të persëritur, herë pas here në Shqipëri.
Ditën e shtunë lëshove pusullën në “Twitter”. Po ditën e Dielë, çfarë bërë, ku ke ikur, në çfarë restoranti e hëngre trileçen?
O Kllouni i Drejtësisë së Re, po media shkroi dhe denoncoi me fakte, lirimin nga burgu të Astrit Avdylit, njeriun kryesor të dosjes me Nr. 339 dhe dy bashkëpuntorëve të tij, ju pse nuk keni nisur ende një inspektim për të verifikuar praktikën dhe ku çedoi situata?
Mos bëj sikur punon në një institucion të vdekur, dhe inspekton gjyqtarë që nuk hyjnë më në gjykata, por hidhi njerë sytë aty ku është për të hedhur…
Mos vijo të bësh nani-nani dhe të zgjohesh vetëm atëherë kur të intereson. Ju dhe KLD-ja e dikurshme, s’keni çuar për insperktim e deri në shkarkim, asnjë gjyqtar apo qoftë dhe prokuror, që kanë liruar nga burgu burrat, që më pas kanë vrarë gratë apo vëllezërit.
Ju se keni vënë kurë këtë standard dhe nuk besoj se do e vendosni ndonjëherë në vijim.