Asani i dha fanellën, Ballist Morina: Nuk do ta mbaj për vete, do të ia dhuroj Policisë në Veri të Kosovës

Ballist Morina është një nga tifozët që padyshim i sjell fat Kombëtares shqiptare. I konsideruar si “Heroi i Beogradit”, Ballisti nuk mund të mungonte mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, edhe pse ishte në mbikëqyrjen e policisë.

Por ai që i ka habitur të gjithë është  autori i golit të parë Jasir Asani, i cili në përfundim të ndeshjes ka shkuar dhe i ka dhuruar fanellën tifozit më special të kombëtares.

Ndërsa Ballist Morina tha se fanelën e dhënë nga sulmuesi i Kombëtares, në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe mbështëtje do të ia dhuronte Policisë që patrullon në Veri të kosovës.

“I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti, mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë! Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkruan Ballsit Morina,Kujtomë që Ballist Morina u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.