ASHK digjet në skandale, Goxhobelli krihet dhe shëtit me bikini në rrugët e Europës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), që në teori duhet të jetë një bastion i ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së pronës qytetare, në praktikë është kthyer në një gropë administrative ku dosjet humbin, përgjigjet vonohen dhe qytetarët trajtohen si të padukshëm.

Sot, për të marrë një dosje pronësie, nuk të mjafton karta e identitetit, as dokumentet noteriale duhet të kesh një kartmonedhë që nuk lë gjurmë, një “kontribut vullnetar” për sistemin informal që i mban në këmbë zyrat e zymta të kësaj agjencie.

Ndërsa qytetarët zvarriten në sportele që më shumë ngjajnë me stacione pritjeje për azil administrativ, drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, ndodhet në një mision më madhor, promovimin e vetvetes si yll i pushimeve në rrugët dhe bregdetet e Europës.

Me bikini të shtrenjta, poza plot vetëbesim dhe asnjë ndjeshmëri për realitetin e institucionit që drejton, ajo shfaqet në rrjete sociale si influencuese udhëtimesh, ndërkohë që ASHK është kthyer në një platformë zhgënjimi kolektiv.

Dosjet e qytetarëve sorollaten mes zyrash si letër higjienike e përdorur, ndërkohë që punonjësit përgjigjen me fraza robotike: “Nuk ka ardhur ende urdhri”, “Jeni në proces”, apo klasiku i pashmangshëm: “Kthehu pas 30 ditësh.” Në të vërtetë, qytetari mund të kthehet edhe pas 300 ditësh, rezultati do të jetë i njëjtë  përveç nëse ka “mik” ose “zarf”.

Në këtë realitet të hidhur, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë alarmin, duke rekomanduar shkarkimin e znj. Goxhobelli për keqmenaxhim dhe shpërdorim të detyrës. Por çfarë ndodhi më pas? Asgjë. Institucionet përgjegjëse ndoshta kanë hyrë në “modin veror”, ku të gjitha skandalet shtyhen për në shtator ose fshihen nën rërën e plazhit ku pushon vetë drejtoresha.

Në Shqipëri, edhe drejtësia për pronën është me sezon varet nga orari i fluturimeve të drejtoreshës. Ndërsa qytetarët pyesin me ankth për tokën apo shtëpinë që rrezikojnë të humbasin, Lorena Goxhobelli shfaqet me kapelë verore dhe koktej në dorë, duke u kujdesur vetëm për diellin dhe filtrat.

Në vend që të zbatojë ligjin, drejtoresha po bën turizëm. Në vend që të japë llogari për skandalet, ajo jep mesazhe relaksi. Në vend që të mbrojë interesin publik, ajo mbron të drejtën për “jetë të bukur” në Instagram.

ASHK është kthyer në një agjenci ku ligji fle, qytetarët zvarriten dhe drejtoresha rrezitet. Një metaforë perfekte për një shtet që di të legalizojë vetëm skandalin dhe ndoshta bikini-t.