Askush nuk do të punojë me De Laurentis, e refuzon edhe një trajner i papunë

Napoli vazhdon të jetë pa trajner. Pas largimit të Spaletit, drejtuesit kanë nisur nga kërkimi për teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën por mesa duket nuk do të jetë e lehtë për të gjetur të duhurin.

Vetë De Laurentis u shpreh se është refuzuar nga Enrike për shkak se ky i fundit kërkon Premier Ligën, ndërkohë që për Serxho Konseçaon duhet të paguajë 18 milionë euro klauzolë. Në kushte të tilla, De Laurentis ka kontaktuar edhe trajnerin Marselino Garsia i cili prej një viti është pa punë.

Trajneri spanjoll nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre që nga sezoni i shkuar kur largohej nga Bilbao, ndërkohë që edhe ky i fundit ka refuzuar sepse është në bisedime me Notingham Forest dhe Olimpik Marsejë.