Asllani i sjell fat Interit, Turam ndëshkon Romën pas asistit të Dimarkos dhe kthen zikaltërit në krye

Interi ka mposhtur Romën me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 81′ falë asistit të Dimarkos dhe finalizimit të Turamit.

Duket se aktivizimi i Kristjan Asllanit në minutën e 75′ i solli fat Interit për tu rikthyer edhe njëherë në krye. Shqiptari ishte protagonist me topin fantastik të dhënë për Dimarkon, me këtë të fundit që e shndërroi në një asist për Turamin.

INTER 1-0 ROMA 

81′ Turam