Atentati në Tiranë/ Publikohet FOTO e autorit, çfarë deklaroi në polici “shënjestra”

Mësohet se autori ishte më këmbë, teksa i është afruar makinës së Zefit dhe e ka qëlluar me armë zjarri.Është publikuar fotoja e autorit, i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Rudolf Zefit ditën e sotme. Autori është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve përrreth.Nga pamjet shihet se autori ka qenë duke lëvizur më këmbë, teksa është afruar dhe ka qëlluar disa herë drejt Rudolf Zefit, fatmirësisht pa e dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, teksa policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin, por dyshon se bëhet fjalë për një person që nuk ka shumë që ka dalë nga burgu.Në dëshminë e tij në polici, 42-vjeçari Zefi ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur, që mund të jetë bërë shkak për këtë sulm. Ngjarja ndodhi në zonë ne “Don Boskos” rreth orës 06:45, teksa Rudolf Zefi ishte duke lëvizur me makinën e tij.