Është shtyrë seanca gjyqësore për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Bëhet me dije se senaca është shtyrë pasi i akuzuari Redjan Rraja ka zgjehdur një avokat tjetër, ky i fundit ka kërkuar kohë që të njihet me dosjen. Seanca e radhës u la në datën 15 qershor, në orën 10:00.
Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit.
Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.
Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. I arrestuari për ngjarjen është Redjan Rraja, syzet e të cilit u gjetën në makinën e atentatorëve.