Erion Braçe ka publikon foton e 81-vjeçares, të cilës i grabitën banesën tre ditë më parë…
Author: Keli
Forcën e Realit e ka provuar të shtunën Osasuna, me “los blancos” që kanë dominuar tërësisht, duke fituar me shifrat 4-0, por që mund të kishin qenë më të thella për vetë mundësitë e krijuara dhe të shpërdoruara nga Reali, përfshirë këtu një 11-metërsh të Hoselut. Protagonistë kanë qenë treshja e sulmit, Bellingam, Vinicius e Hoselu, që të tre në tabelën e golashënuesve. Por natyrisht që edhe këtë herë skena ka qenë e gjitha për Xhud Bellingamin, autor i një dygolëshi, i dyti për të në këtë sezon në La Liga. DEKLARATA – Natyrisht që Bellingami nuk mund t’u shmangej kamerave pas një tjetër recitali. Ai ka folur për ndeshjen dhe golat, por me sinqeritetin e tij ka pranuar se dhe vetë nuk e kishte ëndërruar një nisje të tillë në Madrid. “Unë jam një djalë me vetëbesim, por nuk e prisja një fillim kaq të mirë. Kanë qenë vetëm dhjetë ndeshje dhe ne do të duhet të ruajmë këtë nivel gjatë gjithë sezonit. Tani është koha për të shkuar me Anglinë, shpresoj të marr dy fitore dhe të rikthehem në të njëjtin ritëm”, tha ai në “Realmadrid TV”. PRITSHMËRITË – Por Bellingami ka dashur të ruajë një profil të ulët, duke shtuar se do të bëjë çmos për të ndihmuar ekipin, por nuk premton gola në çdo ndeshje. “Nuk do të shënoj në çdo ndeshje, kjo është e qartë. Më duhet të përpiqem të ruaj këtë nivel për të fituar sa më shumë. Në këtë pikë të sezonit nuk mund të kërkosh më mirë se kaq. Jam me këmbë në tokë, por kam uri për më shumë”, nënvizoi ai. GOLAT – Anglezi ka shpjeguar dy golat ndaj Osasunës. “Goli i parë erdhi nga një kombinim i shkëlqyer nga Modriç dhe Karvahal. Kërkova një boshllëk brenda zonës me këmbën time të majtë dhe e godita. Në golin e dytë u kuptova mirë me Valverden; dy gola të bukur falë lojës së skuadrës”. RITUALET – Diçka tjetër që ka rënë në sy te Bellingamit është mënyra e tij e të festuarit të golit dhe rituali i zakonshëm i xhiros nëpër fushë. Ndërsa për festimet ai e ka shpjeguar, tani ai ka sqaruar dhe ritualin tjetër… “Më pëlqen të dal më herët në fushë për të parë se ku do të luaj, kjo më bën të ndihem i qetë. E kam bërë gjatë gjithë karrierës sime dhe falë kësaj futem në fushë i qetë dhe pa tension”, tha ai.
Policia ka vendosur shiritin e verdhë, duke mos lejuar asnjë prej kalimtarëve që të afrohen në…
Shënoi dygolëshin e dytë të sezonit, Bellingam: Po argëtohem tek Reali, ja përse bëj xhiro nëpër fushë
Humbja ndaj Atletikos vetëm sa e ka moti vuar më shumë Realin e Madridit. Fill pas…
U kapën me mbi 20 kg kanabis dhe armë, arrestohen tre persona në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër
Tre persona janë arrestuar në qytetin e Elbasanit në kuadër të operacionit antidrogë të policisë, ndërsa…
Mposhti pas 7 ndeshjesh Guardiolën, Arteta: Kam një ekip të guximshëm, zëvendësimet bënë diferencën
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, duke folur për “Sky Sports” pasi mundi më në fund edhe…
Pas marshimit studentët e mjekësisë bllokojnë rrugën, kërkojnë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit dhe ballafaqim me Manastirliun
Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej…
“Do të jetë çmenduri ndaj Milanit”, Alegri: Kështu si ka ndryshuar renditja këto 2-3 javë…
Ndoshta edhe vetë Alegri tani do të nisë të besojë se është një person që lexon…
Pas tërmeteve, ky shtet lëshon paralajmërim për cunam
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një seri tërmetesh të cekëta më të fuqishmin me magnitudë 5.4…
Klubi i Serisë A gati të shkarkojë trajnerin, pritet ta zëvendësojë me… Inzagin
Stoli i Pauol Souzës është në lëkundje te Salernitana, me klubin italian që po mendon të…
Irani e mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe…