Pamjet që shihni vijnë nga jashtë Parlamentit, atje po do të mbahet dhe protesta e dytë e opozitës.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb video ku shihen forca të shumta policie që janë pozicionuar në vende të ndryshme të Kuvendit, në pritje të nisjes së protestës, e cila do të fillojë në orën 10:00. Mësohet se në kuadër të masave për mbarëvajtjen e situatës para Kuvendit kanë shkuar dhe autobotë me ujë.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që zhvillon opozita para Kuvendit, ndërsa sot në orën 10:00 do të nisë dhe seanca plenare.