“Autoritetet italiane nuk e kanë kthyer trupin”. Motra e Adelinës kërkon zbardhjen e të vërtetës

Ermira Sejdini, motra e Adelina Sejdinit, 47-vjeçares shqiptare që u vetëvea duke u hedhur ng aura e Pavias, ka rrëfyer për mediat italiane se autoritetet italiane nuk i kanë kthyer familjes trupin e Adelinës.

“Motra e përballoi jetën duke ndihmuar njerëzit në mënyrë që të mos vuanin më. Kur kërkoi ta ndihmonin, askush nuk e ndimoi atë. Dua të di se çfarë ka ndodhur. Nuk na i kanë kthyer akoma trupin e saj. Kemi marrë vetëm një telefonatë nga institucionet. Babai im është njoftuar se motra ime ka vdekur”, shprehet Ermira Sejdini.