Forcat e Mbrojtjes së Izraelit goditën 750 objektiva ushtarakë në veri të Gazës gjatë natës, sipas një deklarate të IDF të premten në mëngjes.Dhjetëra avionë luftarakë goditën “tunelet nëntokësore të terrorizmit të Hamasit, komplekset dhe postet ushtarake, rezidencat e operativëve të lartë terroristë të përdorur si qendra komanduese ushtarake, magazinat e ruajtjes së armëve, dhomat e komunikimit” dhe “operativët e lartë terroristë”, thuhet në deklaratë.Ushtria izraelite të premten u bëri thirrje të gjithë civilëve në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, ndërsa vazhdon bombardimet e saj në enklavën bregdetare në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit. Kombet e Bashkuara thanë se masa ishte “e pamundur” pa shkaktuar pasoja të mëdha humanitare.