Bajerni kërkon t’i prishë punë Interit, kampionët e Gjermanisë nisin bisedimet me portierin e La Ligës

Bajerni ka nisur nga puna në mertkato dhe për të përforcuar portën. Duket se Jan Zomer nuk e ka bindur trajnerin Tuhel, me këtë të fundit që kërkon një tjetër gardian.

Bëhet fjalë për Xhiorxhi Mamardashvili, i cili është gati për të dëgjuar propozimin e “rekordmenëve”.

Gjeorgjiani ka bërë një punë mjaft të mirë me Valencian në La Liga dhe prej kohësh është nën radarët e shumë klubeve të mëdha.

Interi ka shfaqur interes për Mamardashvilin në rast se do të largohet Onana, por duket se me Bajernin në lojë, gjërat për zikaltërit mund të vështirësohen.

Gjithsesi objektivi kryesor i kampionëve gjermanë vazhdon të jetë sulmuesi Herri Kejn, i cili do të plotësojë repartin ofensivë.