Julian Nagelsman u shkarkua nga pankina e Bajernit të Mynihut, teksa në vend të tij erdhi Tomas Tuhel. Por çfarë ka ardhur si pasojë e këtij vendimi?
Brenda një jave të vetme zëvendësuesi i tij u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, nga një skuadër si Fraiburg, ndërsa është me një këmbë jashtë Championsit pas humbjes 3-0 ndaj Mançester Sitit.
Për ironi të fatit kjo ishte humbja e parë e Bajernit në këtë edicion të Champions, ndërkohë që me Nagelsman kishin marrë 8 fitore në 8 ndeshje.
Tuhel u mor nga drejtuesit e klubit pasi kishin frikë se mos rrezikonin “tripletën”, objektivin e tyre kryesore, por në vetëm tre ndeshje, ai i hoqi nga duart dy objektiva, Kupën dhe Ligën e Kampioneve gjithnjë nëse në këtë të fundit nuk ndodh ndonjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.