Pyet këdo jashtë Ukrainës se cili është grupi apo artisti më i dashur i vendit dhe Orkestra Kalush ka të ngjarë të jetë përgjigja, pasi ky grup e ngriti më këmbë Evropën për të fituar Eurovizionin.
Por brenda Ukrainës, ekziston një artist që është edhe më shumë në harmoni me gjendjen aktuale të Ukrainës: Taras Borovok. 49-vjeçari ka fituar famë pasi krijoi një këngë propagandistike që përshëndet ndikimin e dronëve turq në pengimin eavancimit ushtarak të Rusisë.
E titulluar “Bayraktar”, me të njejtin emër si droni, kënga tallet me Vladimir Putinin, me ushtrinë ruse dhe madje edhe me supën e famshme të lakrës në vend, shçi.
“Thjesht e dija se duhej të ndihmoja vendin tim”
Edhe në fillim të vitit dhe gati tetë javë para pushtimit të Rusisë, Borovok ishte i bindur se Moska do të sulmonte. Ai iu bashkua ushtrisë së Ukrainës menjëherë pasi forcat ruse kaluan përtej kufirit më 24 shkurt.
Por Borovok nuk do të përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin ushtarak; në vend të kësaj, atij iu kërkua të ndihmonte për të fituar luftën e informacionit.
I armatosur vetëm me kitarën e tij, ai u ul në studion e tij në Kiev për të shkruar atë që është bërë një nga këngët më të njohura të luftës.
“Një shoku im ushtarak erdhi tek unë dhe më pyeti nëse mund të shkruaja një këngë për dronët Bajraktar. Ai tha se ata funksiononin mirë në fushën e betejës,” tha Borovok për Euronews.
“Më u deshën vërtet vetëm 15 deri në 20 minuta për ta shkruar. Ishte e shpejtë dhe nuk e kisha idenë se do të bëhej aq popullore kaq shpejt.”
Shpejt u bë hit dhe u pa në YouTube qindra e mijëra herë.
Televizioni ukrainas tregon shpesh fotografi të automjeteve ushtarake ruse që dronët i kishin shkatërruar dhe muzika e Borovok ishte shoqërimi i përsosur.
“Kam shkruar këngë gjatë gjithë jetës sime, për aq sa mbaj mend”, tha Borovok, i cili gjithashtu bën video dhe meme për ushtrinë. “Kur filloi pushtimi, unë thjesht e dija se duhej të ndihmoja vendin tim. Mënyra më e mirë që munda ishte me muzikë.”
Por “Bayraktar” nuk është e vetmja këngë e njohur në mesin e ukrainasve dhe e lidhur me pushtimin e Rusisë.
Edhe pse kënga fituese e Eurovizionit e Kalush Orkestrës Stefania u shkrua para 24 shkurtit, tekstet e saj për vështirësinë për të qenë nënë interpretohen gjerësisht si lufta e Ukrainës për t’u mbrojtur nga Rusia.
Andriy Khlyvnyuk, një nga yjet më të mëdhenj të rock-ut të Ukrainës, la një turne në SHBA me grupin e tij BoomBox dhe u kthye për të shërbyer në Forcën e Mbrojtjes Territoriale të vendit.
Ai regjistroi një version të këngës popullore ukrainase “Oh, The Red Viburnum in the Meadoë”, e cila fillimisht u shkrua për të nderuar Sich Riflemen, një njësi ukrainase në Ushtrinë Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore.
Regjistrimi i Khlyvnyuk, i postuar në Instagram, u bë shpejt viral. Pink Floyd e përdori atë si këngë vokale në këngën e tyre të re “Hey, Hey, Rise Up!”
