Barazim dramatik dhe shumë tension në fundin e ndeshjes mes Juventusit dhe Interit që përfundoi me shifrat 1-1.Kuadrado shënoi për bardhezinjtë në minutën e 83-të, ndërkohë që Lukaku barazoi nga pika e bardhë në minutën e 95-të. Pas këtij momenti në fushën e lojës shpërthue një situatë e paprecedentë, teksa pati përplasje të shumta mes lojtarëve, ndërkohë që Lukaku u përjashtua me karton të kuq.
Vlen të theksohet se dueli i sotëm ishte vetëm akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Italisë, teksa një tjetër sfidë zjarr pritet në kthim.