Barazim i çmendur në “Camp Nou”, Milito i pakënaqur me rezultatin: Inter autoritar, por Asllani mëkatoi…

Diego Milito, heroi i Interit të tripletës, ka dhënë një koment pas barazimit të çmendur 3-3 që zikaltërit arrtën në transfertë ndaj Barcelonës, rezultat ky që e afron skuadrën e Inzagit me kualifikimin, gjithsesi sipas “El Principess”, Interi meritonte ta fitonte këtë përballje, për atë çka tregoi në fushën e lojës.

Në prononcimin pas ndeshjes, argjentinasi, ndër të tjera u shpreh: “Paraqitja ishte fantastike dhe me autoritet. Skuadra u mbrojt me kujdes, por pati edhe guximin për të dalë përpara dhe krijoi mundësi të shumta shënimi. Pikërisht për këtë më vjen keq, pasi ishte një ndeshje që duhej fituar, ashtu si rrodhën ngjarjet”, deklaroi Milito.

Legjenda zikaltër nuk nguroi të bënte dhe një koment për rastin e humbur nga mesfushori shqiptar në minutat e fundit të shtesës teksa deklaroi: “Kristjan Asllani mëkatoi pak që u tregua egoist në atë rast, por sigurisht që edhe kjo shërben si një përvojë për të”, përfundoi Milito.