Barazimi pa gola me Romën, Sarri: Murinjo të çan b…, por e dua fort sërish

Edhe Mauricio Sarri duket i dorëzuar dhe në fund pranon barazimin, ndonëse sipas tij ishte Lacio që meritonte më shumë.

“E lëmë menjanë rezultatin, por mund të them se jam i kënaqur në fund. Jemi një skuadër në rritje dhe ndaj Romës ndoshta meritonim më shumë, por në futboll duhen parë të gjitha aspektet.

Mendoj se ky i Romës është derbi më i ndjerë në Itali dhe këtë sfidë vjen një moment që nëse nuk mund ta fitosh, bën mirë të mos e humbësh. Kjo ishte panorama e kësaj sfide, edhe pse sikur ajo shtyllë e Luis Albertos…

Murinjo akuzon arbitrin? Zhoze të çan b…, por e vërteta është që unë e shumë sërish fort. Është një personazh dhe mua më pëlqen ashtu si është”