Barcelona gati të sakrifikojë çdo gjë për firmën e Levandovskit, klubi do të ulë rrogat e ekipit me 50%

Në asamblenë e jas htëzakonshme që Barcelona ka thërritur më 16 qershor për të diskutuar një plan operacional se si të ekuilibrojnë borxhet, përveç shitjes së 49.9% të aksioneve të kompanisë në zotërimin e klubit “Barça Licensing and Merchandising” dhe shitjes së 25% të të drejtave televizive të La Ligës për një apo më shumë kompani, po mendohet edhe ulja e rrogave me 50%.

Plani është të sigurohen 740 milionë euro në total për të çliruar kështu merkaton e klubit. Dhe sipas “Mundo Deportivo” reduktimi i pagave që do të diskutohet nuk përfshin vetëm forcën punëtore në përgjithësi, por edhe futbollistët, me përjashtim të të gjithë atyre që kanë rinovuar së fundmi: Ansu Fati, Pedri dhe Arauhom por edhe ata që kanë firmosur në merkaton e fundit të dimrit.

Përveç kapitenëve (Buskets, Pike dhe Alba), sepse Serxhi Roberto nuk preket për shkak të klauzolës së rinovimit, ulja e pagës do të aplikohet me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës.

Nuk federojnë dot – Me Kesin dhe Kristensenin është arritur prej kohësh akordi, por lojtarët që vijnë me parametër zero nuk mund federohen ende. Kërcënuese është edhe situata për Levandovskin, me presidentin e La Ligës, Havier Tebas, i cili pranoi këtë javë se transferimi i sulmuesit polak është i pamundur. Trajneri Ksavi ka kërkuar 8 futbollistë, përfshirë Azpilikuetën dhe Alonson.