Sulmuesi i Lajpcigut dhe kombëtares spanjolle, Dani Olmo, ka qenë gjithnjë nga lojtarët e shumë dëshiruar në Barcelonë. Si produkt i këtij klubi, i cili u largua në moshën 16 vjeç drejt Dinamos së Zagrebit, katalanasit gjithnjë e kanë ndjekur me interes zhvillimin e tij si lojtar.Dhe tani kur ka arritur pjekurinë e plotë në Gjermani me Lajpcigun, klubi “blaugrana” është gati t’i bëjë një vend në skuadrën e Ksavit.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka biseduar në Botërorin e fundit me sulmuesin e Spanjës, duke i kërkuar atij të mos rinovojë kontratën me Lajpcigun kur ajo të përfundojë në vitin 2024. Barça dëshiron ta afrojë me parametra zero sulmuesin.