Planet e Laportes për të ngritur një Barcelonë pretendente për të gjitha trofetë nuk kanë fund, me klubin katalanas që duket se ka gjetur zëvendësuesin e duhur të Serxhio Buskets.Bëhet fjalë për mesfushorin e Çelsit, Ngolo Kante, kontrata e të cilit me “Blutë” skadon në verën e 2023.
Siç raporton “Sport”, muajin e ardhshëm midis Barcelonës dhe mesfushorit francez do të firmoset një para-kontratë.
Gjithashtu klubi katalanas do të tentojë edhe mesfushorin tjetër të Çelsit, italianin Zhorzhinjo, kontrata e të cilit gjithashtu do të përfundojë në verën e ardhshsme.