BE do të bashkëpunojë me talebanët: Për të mbështetur popullin afgan duhet ta bëjmë këtë gjë

“Ne do të duhet të angazhohemi me qeverinë e rë në Afganistan,por kjo nuk do të thotë se do e njohim”, ka thënë shefi i politiks së jashtme të BE Josep Borrell.

Bashkimi Evropian do të ndërveprojë me talebanët, duke iu nënshtruar kushteve të rrepta, por kjo nuk do të thotë se ata do të njohin qeverinë e re afgane.

Joseph Borell në një deklaratë të dhënë ditën e sotme tha se ata do të mbështesin popullin afgan dhe mënyra e vetme është që të bashkëpunojnë me qeverinë e re në Afganistan.

“Për të mbështetur popullsinë afgane, ne do të duhet të ndërveprojmë me qeverinë e re në Afganistan, por kjo nuk do të thotë se do e njohim është thjesht një angazhim operacional”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ai tha se ky bashkëpunim do të rritet në varësi të sjelljes së qeverisë, siç është Afganistani që nuk shërben si “bazë për eksportin e terrorizmit në vende të tjera” dhe respekton të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe mediat