Bën tifo për Kroacinë në ndeshjen ndaj vendit ku lindi, surprizon ish-sulmuesi brazilian: Ja si mposhtet kombëtarja “seleçao”

Ish sulmuesi brazilian Eduardo Da Silva do të bëjë tifo për Kroacinë ditën e premte, ndaj kombëtares “seleçao” në duelin e vlefshëm për çerefinalen e Kupës së Botës. Pas fitores ndaj Japonisë, braziliani publikoi sërish një foto me dy fëmijët e tij, me fanellat e Kroacisë.Sulmuesi i njohur, që ka luajtur 64 herë për kombëtaren kroate si i natyralizuar dhe ka shënuar 29 gola, shpërndau një foto me familjen në faqen e tij në Facebook me mbishkrimin: “Fitore e madhe! Skuadra e madhe! Vend i vogël, zemër e madhe!”.

Ai ka komentuar shanset e Kroacisë kundër Brazilit për “HRT “dhe ka treguar se do të mbështesë ekipin e Zlatko Dalić.

“Kroacia më dha shansin të jem ai që kam arritur në jetën time dhe sigurisht i jam mirënjohës për këtë dhe, natyrisht, përderisa Kroacia të luajë, unë do të mbështes Kroacinë”, ka thënë Da Silva.

“Nëse i mbijeton 20 minutat e para kundër Brazilit, do të krijohet tension dhe do të jetë e vështirë për brazilianët, dhe Kroacia do të çlirohet me lojë. Mendoj se arma e kombëtares kroate është mesfusha. Luka, Brozo dhe Kova, ata drejtojnë edhe nëse janë tre të mirë, sigurisht që do ta kontrollojmë ndeshjen. Do të jetë e vështirë, por besoj”, deklaroi ai.