Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Benfikën, që ka humbur një tjetër ndeshje në kampionat pas asaj të një jave më parë ndaj Portos dhe asaj të mesjavës në Champions League ndaj Interit.
“Shqiponjat” këtë herë janë mposhtur nga Çaves me një gol në minutën e 94-t që solli më pas edhe tërbimin e tifozëve, të cilët nuk ia kursyen kontestimin nëpërmjet vërshëllimave për humbjen e tretë radhazi skuadrës së Shmidt.
Por po aq i mërzitur sa tifozët është shfaqur edhe trajneri gjerman në përfundim, ku pavarësisht se ka mbrojtur paraqitjen e të tijve, ka premtuar se në Europë ndaj Interit do të ketë një tjetër qëndrim të skuadrës së tij.
“Jemi të zhgënjyer dhe të frustruar. Skuadra ka bërë më të mirën e saj. Nuk ishim të kënaqur sepse po barazonim dhe pastaj përfunduamduke humbur. Është pjesë e futbollit, por nuk do ta humbasimkontrollin”, u shpreh Shmidt, i cili vazhdoi: “Eksperienca si këto na bëjnë të rritemi, por ne do të qëndrojmë të bashkuar, sepse skuadra ka treguar që di të reagojë. Kontestimi i tifozëve? Mund të bëjnë atë që ndiejnë, por mendoj se kemi bërë paraqitje të mira si në kampionat dhe në Europë. Në Champions, u premtojmë që do t’i bëjmë sërish të lumtur”.