Benzema i dha lamtumirën Francës, zbulohen prapaskenat e krisjes me Deshamp për faj të… Varane

Karim Benzema vendosi dje t’i jepte përfundimisht lamtumirën përfaqësueses së Francës, edhe pse shumëkush mendon se ai ka ende shumë për t’i dhënë “gjelave” në vitet në vijim. Fituesi i “Topit të Artë” mungoi në Botëror dhe pikërisht kjo mungesë duket se ka qenë pikënisja e krisjes që tashmë është bërë e parikuperueshme.Benzema ishte në planet e Deshamp, por u dëmtua vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit. Sipas “RMC”, lojtari ishte i bindur se do të rikuperohej për fazën me eliminim direkt, por Deshamp i kishte bërë të qartë se nuk do të mbante në ekip asnjë lojtar që nuk do të ishte i gatshëm fizikisht që për ndeshjen e parë të turneut.

Por ndërsa ai ktheu në shtëpi Benzema, nuk bëri të njëjtën gjë më Varane, duke e lënë jashtë për sfidën me Australinë për shkak dëmtimi, për ta aktivizuar vetëm në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës.

Një situatë që nuk i pëlqeu Benzema i cili e kuptoi se ishte i padëshiruar dhe për këtë arsye mori vendimin që të largohej përfundimisht nga përfaqësuesja e Francës, edhe për faktin e thjeshtë se ka bindjen që Deshamp do të rinovojë kontratën e tij.