Benzema mori “Topin e Artë”, por sytë e publikut ishin tek aksesori i përdorur nga Levandovski

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mori “Topin e Artë” në ceremoninë e zhvilluar në Paris. Ndërsa sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski u kurorëzua si sulmuesi më i mirë e sezonit.

Dy sulmuesit morën vëmendjen edhe për shkak të kostumeve të tyre dhe aksesorëve të përdorur.

Benzema shkëlqeu me një orë imponuese të firmës Richard Mille, ndërsa Levandovski me një model Casio .

Disa firma që mund të mos thonë shumë në shikim të parë, por nëse krahasojmë modelet që lojtarët mbanin në kyçet e dorës, diferenca është shumë e madhe, me një çmimin rreth 500 mijë euro. RM 65-01 Red Gold i Benzemas kushton 500,000 euro ndërsa ora e sulmuesit polak kushton më pak se 43 euro.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë sytë e publikut të drejtoheshin tek ky i fundit. Edhe në rrjetet sociale është vënë në pah thjeshtësia e tij e mahnitshme teksa e kanë vlerësuar të gjithë.