Urojmë, që dhëndri kryepolic i ortakut të oligarkut Milo Gjikuria, të mos blihet nga oligarku që po shkatërron burimin ujor të banorëve të Lumasit në Kuçovë, sepse “CV” e tij, tregon se për karrierë e miliona, ka bërë shumë zullume me trafikantë e kontrabandistë kur ka qenë shef dhe drejtor në Gjirokastër-Korçë, pa harruar punët e pista kur ishte Drejtor Policie në Dibër, bërë me ekzemplarin e botës së krimit, Ymer Lala, mes tyre edhe me “tërmetin” e votave, Gjiknurin
Oligarku Pëllumb Salillari, nuk i ndahet pazarit kriminal me drejtorët e policisë që ikin e shkojnë në Berat; për të ushtruar dhunë shtazarake mbi banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, për t’i larguar nga protesta e mbrojtjes së burimit ujor të tokave.
Pasi nuk i mposhti dot banorët, me dhunën e 300 policëve që vërsuli për 4 muaj me rradhë, ish-drejtori Neritan Nallbati; oligarku Pëllumb Salillari, ka shpejtuar të përdorë si kamxhik edhe drejtorin e ri të Policisë Berat, Edmond Targaj.
Pa mbushur javën i emëruar drejtor policie, pas vizitës së Blendi Klosit me bandën e sarajeve të breg-lumit në Berat; kryepolici Edmond Tragaj ka pirë kafe me oligarkun Pëllumb Salillari.
Askush nuk e ka dëgjuar bisedën e tyre të bërë në një mjedis konfidencial, por dihet se të vetmen nevojë që Salillari ka për policinë; është shtypja e protestës së banorëve të Lumasit në Kuçovë, të cilët nuk po e lejojnë t’u zhduk burimin ujor në Kanionin Sinec.
Dhunën policore ndaj banorëve, oligarku po e bën nën maskën e gjoja ndërtimit të një ujësjellësi, të sajuar me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pajisur me leje mjedisore nga ministri deputet i zonës, Blendi Klosi dhe financuar nga Babloku me 3.5 milionë Euro.
Banorët e Lumasit kanë vendosur fshatçe të mos lejojnë zhdukjen e ujit të tokave bujqësore në Sinec dhe shkatërrimin e tij si Kanion “Monument Natyre”, shpallur i tillë në vitin 2002 me vendim qeverie.
Ndërsa takimi urgjent, bërë me drejtorin e ri të Policisë Berat, Edmond Targaj, tregon se oligarku Pëllumb Salillari nuk do ta ndërpresë dhunën policore mbi banorët; dhunë të cilën deri tani e ka financuar ilegalisht te ish-drejtori Neritan Nallbati.
Do presim qëndrimin e policisë ndaj protestës së banorëve të Lumasit, për të parë, nëse dhe kryepolici Targaj, është apo jo futur në “thesin” e oligarkut Pëllumb Salillari; ose ka marrë urdhër nga oligarku si palë interesi në shkatërrimin e Kanionit Sinec.
Fakti është se me këtë tender, Kreshnik Hajdari e Pëllumb Salillari, kanë planifikuar të vjedhin 2 milionë Euro, caktuar tepër nga vetë Babloku në fondin limit; ndërsa në maskën e një ujësjellësi, kjo bandë do ndërtojë një fabrikë uji e lëngjesh.
Urojmë, që kryepolici i ri Qarkut-Berat, Edmond Targaj, dhëndër i ortakut të oligarkut Milo Gjikuria; të mos blihet nga Pëllumb Salillari e të masakrojë banorët protestues. Sepse “CV” e tij si drejtues policie, tregon se për karrierë e miliona, ka bërë shumë zullume me trafikantë e kontrabandistë kur ishte shef dhe drejtor në Gjirokastër-Korçë, si punët e pista kur ishte Drejtor Policie në Dibër, bërë me ekzemplarin e botës së krimit, Ymer Lala, mes tyre edhe me “tërmetin” e votave, Gjiknurin