Bëri të shtangen edhe sheikët, festa e pazakontë e Martinez bën xhiron e rrjetit

Emiliano Martinez është një personazh shumë i veçantë dhe këtë e ka treguar në fushën e lojës me gjeste të çuditshme. Kërcimet apo provokimet ndaj kundërshtarëve kanë qenë të vazhdueshme në sfida të ndryshme, por veprimi i tij pasi fitoi “Dorashkën e Artë” në Botëror, po bën xhiron e rrjetit.Argjentinasi mori trofeun që i jepet portierit më të mirë të turneut nga drejtuesit e lartë të FIFA-s dhe sheikët e Katarit pak çaste para ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës.

Por ai bëri më pas një gjest të pazakontë duke e vendosur para, teksa la të shtangur edhe ata që ishin pranë tij në tribunë gjatë ceremonisë, pamje të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit pasi Martinez sigurisht doli jashtë “skenarit të zakonshëm” në ceremoni të tilla.