Berisha i kthehet Mustafa Nanos: I pështirë, ja e vërteta për ‘vilën time’ në Lalëz

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Mustafa Nano mbrëmjen e sotme në “Opinion”.

Ndërsa Nano foli për një vilë të Berishës në Lalëz, ish-kryeministri e quan shpifje dhe thotë se bashkë me gruan e tij kanë vetëm një apartament në Tiranë dhe asnjë banesë tjetër mbi tokë.

STATUSI I BERISHËS
Duke ndjekur Opinion!
Përgënjeshtrim!
Miq, sonte, me gjuhën e një banditi të pështirë, një ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugaçit ordiner, halabakut të rrugëve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai përmendi apartamentin e tij në Lalz me para të dyshimta. Ndërkohë ky ish ishi ish i imi, që i lejoi vetes gjuhën e horrit trilloi dhe shpifi pafytyrësisht për gjoja vilë timen në Lalz.
Lidhur me këtë shpifje, që skllavi i Xhafës dhe Ballës përsërit pafytyrësisht një trillim të tyre, deklaroj me përgjegjësi absolute se unë dhe bashkëshortja ime kemi një apartament në Tirane pre 128 m2 dhe asnjë banesë tjetër mbi tokë! Vila në Lalz është e dy familjeve të tjera, pra kunatit dhe dhëndrit tim!